
Mbështetja financiare e Bashkisë Shkodër për sportin në vitin 2026 do të mbetet në të njëjtin nivel si një vit më parë, me një fond total prej 440 milionë lekësh të vjetra. Pas shpalljes së thirrjes së hapur, institucioni vendor publikoi edhe mënyrën e ndarjes së fondeve sipas disiplinave sportive.
Sportet që përfitojnë financimin më të lartë këtë vit janë basketbolli dhe volejbolli, ndërsa disiplinat e tjera mbështeten me shuma më të moderuara.
Shpërndarja e fondit sipas sporteve:
- Atletikë – 5,500,000 lekë
- Basketboll – 10,600,000 lekë
- Boks – 6,000,000 lekë
- Çiklizëm – 2,350,000 lekë
- Futboll (Femra) – 2,000,000 lekë
- Futsal – 800,000 lekë
- Gjimnastikë – 800,000 lekë
- Mundje – 800,000 lekë
- Not – 600,000 lekë
- Peshëngritje – 800,000 lekë
- Ping Pong – 600,000 lekë
- Shah – 600,000 lekë
- Taekwondo – 950,000 lekë
- Volejboll – 10,600,000 lekë
- Xhudo – 1,000,000 lekë
Kjo skemë financimi pritet të mbështesë aktivitetet sportive lokale gjatë gjithë vitit, duke përfshirë garat, trajnimet dhe pjesëmarrjet në kampionate.




