Bardh Spahia: Pengimi i drejtësisë është KRIM…

Shpërndaje

Pengimi i drejtësisë është KRIM.

Kur institucionet që paguhen nga qytetarët për të mbrojtur interesin publik kthehen në mburojë të krimit, shteti pushon së qeni shtet ligjor dhe shndërrohet në strukturë kriminale që bashkëpunon kundër interesit publik në mbrojtje të të pandehurve.
Të pengosh drejtësinë do të thotë të fshehësh të vërtetën, të mbrosh të pushtetshmin nga ligji,
të përdorësh postin publik për të bllokuar hetimin, të shkelësh barazinë para ligjit.
Kjo nuk është politikë.
Ky është krim institucional.
Kush mbron hajdutët është njësoj bashkëfajtor.
Prokuroria qartësisht shprehet që zv kryeministrja Balluku po intimidon dëshmitarë, po prish prova dhe mund të arratiset, ndaj kërkon ndalimin e saj.
Banda kriminale që ka mazhorancën në parlament e mbron duke u kthyer kështu në pengesë për drejtësinë dhe në bashkëpunëtor në krim.

Asnjë mandat, asnjë imunitet, asnjë zyrë nuk është mbi ligjin. Kush pengon drejtësinë duhet të përgjigjet para saj.

Qytetarët e kanë të qartë kush i vjedh dhe kush bashkëpunon me krimin. Ashtu siç prezenca madhështore në protestën e djeshme të Partisë Demokratike tregon nevojën urgjente për një qeveri të qytetarëve dhe me qytetarët. Ligji ose sundon mbi të gjithë, ose nuk sundon mbi askënd.

Dorëheqje, dorëzim para drejtësisë dhe qeveri teknike pa hajdutë në mënyrë që njerëzit të votojnë të lirë e ti rikthehen një jete dinjitoze në vendin e tyre.

Shpërndaje