Agim Doçi nxjerr nga shpina Kushtetutën. “Do e mbroj se s’kam atdhe tjetër”

Poeti Agim Doçio bëri një veprim të paprecedent në studion e emisionit “360 Gradë”. Duke folur për temën “Diktaturë apo demokraci”, Doçi nxori në studio Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe u shpreh se do ta mbrojë atë deri në fund të jetës, sepse nuk ka atdhe tjetër. Ai lexoi dhe disa pika nga Kushtetuta për rolin e deputetëve në Kuvend dhe çfarë ndodh me ta kur kanë papajtueshmëri me Kushtetutën.

Agim Doçi: Zakonisht, në mbrojtje të Kushtetutës të gjashtë ne të ftuarit kemi këndvështrimin tonë. Unë për vete i dalë në mbrojtje Kushtetutës sepe është pasaporta e Republikës së Shqipërisë. Me një fjali: unë do ta mbroj sa të jem gjallë këtë Kushtetutë, sepse nuk kam atdhe rezervë. Do i referohem asaj që thotë ky dhjetoristi Meçe. “deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues. Deputetët nuk ushtrojnë dot asnjë mandat tjetër shtetërore. Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari përfituese që burgon nga pasuria e shtetit ose pushtetit vendor. Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit vendo dërgimin në Gjykatën Kushtetuese për papajtueshmëri”.