Thjesht i irriton apo ia kanë edhe friken Elvis Naçit?

Shpërndaje

Shegertave te kazanhanes poliedrike mbasi ua mbylli gojen dhe ua shkundi pluhnin e zemres termeti, iu rikthyen kotesive, dhe nder keto kotesi edhe avazit te sulmeve ndaj Naçit. Koliqi kete prirje te kazanhanes sone e ka pase pagezuar “epshi i prozhmimit”. Aludojne se i indinjon shikueshmeria e tij, ndjekshmeria e tij, besimi qe kane njerezit tek ai (pra, eshte i beses per nje grup shoqnor), dhe rezultatet e bamiresive te cilave ka qene dorezane.

Moralisteve bythepambuke te cilet shqetesohen se si bamiresia qe ai udheheq shkon ne prime-time, perrallisin se nuk duhet te mediatizohet sepse nga morali i tavolines se tyne, bamiresia duhet te kryhet vetem ne anonimat. Sepse jane vete anonime, s’i njeh askush pertej 4 tavolinave.

Ustallaret e mediave nuk merren me Naçin sepse si duket e dine mire qe menyra se si fondet per bamiresi mblidhen, duhen me pase njefare transparence, duhet me paraqite prova qe parja e bamiresise mberrin ne destinacion. Moralit te tavolines se shegertave nuk i shqeteson Veliaj qe nuk çeli nje hapesire te gjelber ne Tirane, nuk i shqeteson Rama qe e shnderroi ne Big Brother edhe mortin e viktimave te termetit, nuk i shqeteson as qe ekspertiza e termetit te shtatorit nuk po publikohet. I shqeteson Naçi dhe karizma e tij.

Ky shqetesim per ate qe manifeston nje personazh publik jopolitik a nuk ka diçka qe fshehet pas? A mos i trazon valle ajo qe potencialisht simbolizon nje hoxhe me kaq shikueshmeri? A perben Naçi nje Haxhi Qamil me kollare? Apo nuk perceptohet stili i tij ne te predikuar si i nje pastori protestan? A ka islamofobi te kamufluar ky qendrim ndaj tij?

Epshi i prozhmimit qe quante Koliqi vjen nga epshi i te dalurit ne perfundime. Si çdo lloj epshi, gjykuar nga edukata emocionale e shfaqur, shqiptari i tranzicionit ka pak ngut per ta vene ne zbatim. Keshtu qe edhe perfundimet don me i ba me ngut… dhe te gjithe e dime se me çka ben rime nguti.

Monella

Shpërndaje