
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte negativisht duke regjistruar zbritje të vlerës në raport me një ditë më parë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 81.4 lekë dhe është shitur me 82.4 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vazhdon edhe këtë mëngjes të mos ketë luhatje të konsiderueshme të vlerës duke u blerë sot me 93.2 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë në raport me ditën e djeshme.
Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar zbritje të ndjeshme të vlerës krahasuar me ditën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e kësaj të enjte me 99.8 lekë dhe është shitur me 101.2 lekë.
Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor gjithashtu ka pasur rënie të kuotës këtë të enjte pasi krahasuar me ditën e mërkurë është blerë me 108.8 lekë dhe është shitur me 110 lekë.



