
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Velipojës, ku një pushues ka humbur jetën në det.
Sipas burimeve për RealitetiPost, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00. Të njëjtat burime bëjnë me dije se personi në fjalë dyshohet se ka pësuar një atak kardiak menjëherë pasi ka hyrë në ujë, çka mund të ketë sjellë më pas vdekjen e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme.




