
Ted Kopliku, ish-kandidat për deputet në Shkodër, ka reaguar për gjendjen e disa prej rrugëve kryesore të qytetit. Përmes një statusi me tone ironike dhe kritike, ai i drejtohet kryebashkiakut Benet Beci, duke kërkuar ndërhyrje në rrugët “Nazmi Kryeziu” dhe “Lekë Dukagjini”, ndërsa ngre shqetësimin edhe për vështirësitë që hasin çdo ditë banorët dhe prindërit e nxënësve që frekuentojnë shkollat e zonës.
Postimi i plotë:
Kam fatin të hap e të mbyll sytë në një qytet ku të gjithë banorët e fillojnë dhe e mbarojnë ditën me pyetjen e natyrshme: “Çfarë të mirash (të tjera) do t’i sjellë (prap) sot qytetit Kryetari i tij?”.
Në momentin historik, ku çdo ditë jemi dëshmitarë të transformimit revolucionar të Shkodrës, me mbylljen e shiritave me asfalt në rrugët e qytetit, i lutem z. Beci që, nëse i tepron pak asfalt, ta hedhë edhe në dy nga rrugët më kryesore të qytetit:
- Rruga “Nazmi Kryeziu”
- Rruga “Lekë Dukagjini”
Si banor i kësaj lagjeje, jam i bindur që ngulësi i gozhdës së parë në qytet do ta mbyllë edhe gropën e fundit para se të largohet nga drejtimi i qytetit.
Ju lutem, sa më shpejt, që të mos u jepni material këtyre të opozitës, se 2 nga 5 deputetët që i ka lënë partia juaj opozitës e kanë shtëpinë këtu. Mbylle një sy për atë që thoshte Rama : “Asnjë investim për ata që i japin votë opozitës!”, se e kan lëshu pak dorën këtu.
Përveç deputetëve, këtu kalojnë prindërit për të çuar fëmijët në të paktën 3 shkolla :
- Xheladin Fishta
- Maarif (ish-Kolegji Turk)
- Oso Kuka





