Nisin lëvizjet politike mes PS dhe PSD në Shkodër në prag të zgjedhjeve lokale…

Shpërndaje

Në Shkodër po vihet re një intensifikim i lëvizjeve politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Social Demokrate, në një periudhë që përkon me afrimin e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Prej disa vitesh, PSD e drejtuar nga Tom Doshi ka siguruar një rezultat të konsiderueshëm elektoral në qark, duke u kthyer në një faktor me peshë në balancat politike lokale dhe në konfigurimet e pushtetit në nivel institucioneve.

Në këtë kuadër, në terren politik flitet për bashkëpunim të vazhduar mes dy forcave, i cili shpesh është shoqëruar edhe me lëvizje në administratën vendore dhe pozicionime në drejtimin e institucioneve të ndryshme.

Rasti më i fundit i përmendur është rikthimi i Gjekë Sokolit në krye të ISHSH Shkodër, ndërsa paralelisht janë përfolur edhe ndryshime të tjera në disa drejtori në qark.

Në sfond të këtyre zhvillimeve qëndron edhe fakti se vitin e ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet lokale, çka pritet të sjellë një dinamikë më të shtuar politike në nivel qarku./RealitetiPost

Shpërndaje