Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Elvis Naçi, një përfaqësues i njohur i fesë muslimane dhe një njeri me mjaft ndikim në vendin tonë, ka blerë truallin dhe një prej spitaleve provate në vend. Menjëherë, turma të babëzitura për të urryer suksesin e tjetrit, u turrën të hedhin baltë mbi emrin e këtij njeriu të fesë.
Si të mos mjaftonte kjo, aludimet kryesore të disa mediave që drejtohen nga eksponentë të paguar nga parti e organizata të njohura në vend, ishin se Naçi ka abuzuar me besimin dhe fondet që nerëzit i kanë dhënë. Sipas tyre, duke përfituar nga këto para, Elvis Naçi ka blerë këtë spital që do ta përdorë për përfitime personale.
Por sa e vërtetë është një gjë e tillë? A do të përdoret ky spital për përfitime personale apo për t’u ardhur në ndihmë të pamundurve që s’u dalin llogaritë të përballojnë kostot e spitaleve private në vend? E teksa vetë “i përbalturi” nuk ka reaguar ende, për të kanë folur gazetarë që kanë ndjekur me vëmendje punën e tij, edhe pse në distancë e jo nga afër.
I tillë është Osman Stafa, i cili, në një shkrim-analizë të kësaj situate dhe dashakeqësisë së gojëve të liga, paralelizon situatën e Elvisit me atë të personazhit të Hygoit, Zhan Valzhan, të cilin njerëzit nuk e besonin edhe pse ai i ndihmoi pa ndonjë përfitim.
Nga Osman Stafa
Te frikshme reagimet ndaj fese myslimane dhe Elvis Nacit!
Injorante, qe s’kane lexuar nje dite, dicka per secilin besim, disa te tjere te fshehur pas titullit “intelektual”, paskan marre persiper t’i bejne gjyqin Elvisit dhe fese myslimane.
Keta jane ca persona per te ardhur keq, qe s’kane bere asgje ne jete vecse kane vjellur vrer ndaj te tjereve, te fshehur nen petkun e modernit, njeriut te se ardhmes etj.
Kur lexoja keto statuse, komente, reagime, me vinte nder mend fiks personazhi i Hygoit, tek “Te mjeret”, Zhan Valzhani, i cili edhe pse ndihmonte njerez, u jepte per te ngrene, u ndertoi rruge, shkolla, spitale, i futi ne pune, prap njerezit thoshin, “Pse po na ndihmon ky ne? Ja kerkon dicka ai? Ja prit prit, po do shikojme etj”.
Per t’u qartesuar, Elvis Naci, eshte imam, eshte individ, edhe nese ai mund te bej nje gabim, s’mund te thuash feja myslimane eshte e keqe.
E dyta. Elvis Naci ka kaq e kaq kohe qe po qendron afer familjeve te varfera, po shpeton jeten e atyre personave, po ndryshon jeten e tyre. Elvis Naci eshte nga ata imame, qe ka nje ndikim shume te madh tek myslimanet dhe nese doni ta dini, myslimanet qe kane pasuri, duhet te japin nga pasuria e tyre qe mund shkoje per vepra te mira.
A eshte pyetur Naci, pse e ka blere kete spital? Nga koleget e mi gazetare, a mori mundin ta pyeste, Zoteri, cili eshte qellimi i ketij investimi?
A eshte e mundur qe Naci, kete spital ta ktheje ne sherbim per ata persona qe ai ndihmon? Pra qe ata mos paguajne per vizita e cdo gje tjeter? A nuk eshte ky nje investim per te varferit?
Nese je dhe e quan veten gazetar, gjithesecili, se pari duhet te pyes, jo te leshoje balte ndaj nje personi qe i ka dhene provat se cfare mund te bej per te ndihmuar nevojtaret.
Sa kollaj qe hidhet nje person, shahet, fyhet, akuzohet, qe sa e sa njerez ka ndihmuar, e u ka ndryshuar jeten, u ka shpetuar jeten, dhe kjo behet nga disa individe, parazite, te frikshem, qe jeten e tyre dhe reagimet i kane nepermjet facebookut. Deri perpara teknologjise, budallai s’kishte ku i shfaqte opinionet e tij, ndersa sot, ka dhe hajt te merresh me ta.
Une nuk e njoh Elvisin personalisht, por besoj se nje njeri si ai, s’mundet kurre qe me leket qe i jepen per te varferit, t’i abuzoj dhe te perfitoj per veten. Kete nuk kuptojne ata qe s’dine rreth feve, qe nje person qe e beson dhe e jeton cdo dite ate qe beson, nuk mundet te abuzoje se nuk e ka ndergjegjen e qete. Dhe nuk ka me te rende per nje besimtar sesa t’i rendoje ne ndergjegje dicka, qe quhet abuzim me hakun e tjerit dhe qe s’te takon.
Keshtu qe njerez, rrini te qete, lereni Elvisin ne rrugen e tij, dhe ju vazhdoni punen tuaj dhe beji dicka per kete vend, sic ai po ben ne mungese te shtetit tone.
Dhe dicka! Ne momentin qe nje bamires tjeter po ben nje qender gjigande, nje ndertese multifunksionale per te varferit, nuk ka marre deri me sot asnje akuze, se ku i mori leket, te kujt kane qene ato para, kush e financoi etj, me ben te besoj se problemi nuk eshte Elvis Naci, por problemi eshte feja islame, problemi eshte ky individ i cili me veprat e tij, nuk u kane lene hapsire qe te tjeret te merren me te dhe nuk e kaperdijne qe nje individ i fese myslimane te promovoje miresi.
Sa mendjengushte e te flliqur…sulmojne ata persona qe perpiqen te bejne dicka per shqiptaret, e mbrojne ata qe promovojne ato vese, qe demtojne shoqerine tone.