
Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli: Partia Socialiste do të jetë forcë e parë dhe më e besuar në Vaun e Dejës!
“Së bashku me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh i deleguari politik në Qarkun Shkodër Enea Karakaçi, deputeten Xhenis Çela dhe kryetarin e PS-së në Vaun e Dejës Elvis Preçi, zhvilluam takime të rëndësishme me strukturat e Partisë Socialiste🌹 në #VaunEDejës, #Hajmel, #Bushat dhe #VigMnel.
Diskutuam gjerësisht mbi nevojat reale të banorëve dhe prioritetet për zhvillimin e zonës, me fokus shërbimet publike dhe mbështetjen për komunitetin.
Falenderoj të gjithë banorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e tyre në çdo takim. Ky bashkëpunim i përditshëm është forca jonë më e madhe.
Me këtë angazhim të përbashkët dhe me punë të pandërprerë në terren, Partia Socialiste do të jetë forcë e parë dhe më e besuar në Vaun e Dejës. 🌹”




