
Rrokadë në Administratën e Jabanxhive.
Administrata part-time e Kryetarit të Bashkisë Shkodër pëson ndryshime. Berti i Urbanistikës (Drejtoria e Lejeve të Ndërtimit) nga Saranda i lë vendin Dorinës së Durrësit.
Bashkia Shkodër vazhdon me parimin: punë ka, por profesionistë shkodranë nuk gjejmë. Ndoshta për vjedhje, sepse urbanistë, njohës e dashamirës të qytetit ka plot. Edhe të majtë.
Jo vetëm profesionistë, por as këshilltarë nuk gjejmë më në Shkodër. Berti nga Saranda, me shumë mundësi, kalon nga drejtor në këshilltar i të pandehurit. Për të mos u lodhur duke ardhur nga Saranda dy herë në javë, por për ta këshilluar nga bregdeti Kryetarin e Investimeve Kapitale.
Prejardhja e tyre nuk përbën problem vetëm për faktin që nuk e shpjegon rroga zhvendosjen e tyre në një qytet tjetër (nëse nuk vijnë vetëm për të vjedhur), por problemi kryesor është se Shkodra nuk mund të drejtohet nga njerëz pa asnjë lidhje emocionale me qytetin dhe që nuk e njohin atë.
Shkodra duhet t’i kthehet qytetit një minutë e më parë. Boja e fasadave nuk mban përjetësisht.
Ted Kopliku




