Benet Beci prezanton projektin për 7 pallate sociale në Shkodër…

Shpërndaje

Kryebashkiaku Benet Beci ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i pallateve sociale në Shkodër, një projekt që synon t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë për strehim dhe të garantojë kushte më dinjitoze jetese.

Postimi i plotë:

Ndërtimi i pallateve sociale për të pastrehët do të nisë shumë shpejt në Shkodër, si një investim i drejtpërdrejtë për familjet që kanë më shumë nevojë për strehim.
Takova Drejtorin e Entit Kombëtar të Banesave, Besmir Hysa, së bashku me ekipin e tij, ku u konfirmua se jemi në fazën përmbyllëse të projektit të përbashkët ku parashikohen ndertimi i 7 pallateve për strehim Social.
Shkodra është ndër përfitueset e këtij programi, një tjetër hap konkret drejt garantimit të strehimit dinjitoz dhe mbështetjes reale për qytetarët.

Shpërndaje