
Një javë pasi u shua zjarri në landfillin e Bushatit, shkon ministri i mjedisit, Sofjan Jaupaj.
Ai është pritur nga kryebashkiaku i Vau i Dejës, Kristian Shkreli. Ky i fundit bëri me dije se nga kontraktorët është kerkuar përgjegjësi dhe vemendje e shtuar në menaxhimin e landfilldit.
Postimi i kryebashkiakut Shkreli ne facebook:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në landfilldin e Bushatit Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.
Gjatë takimit u ndalëm në analizën e situatës aktuale të landfilldit, funksionimin e tij dhe masat konkrete që duhen marrë për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme me ato të disa javëve më parë.
Nga kontraktorët kërkuam përgjegjësi dhe vëmendje të shtuar në menaxhimin e landfilldit, me qëllim garantimin e standarteve dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve!





