
Veriu nuk pranon mashtrimin!
Veriu nuk “ha” makete. Veriu nuk zhvillohet me video 3D e me konferenca me duartrokitje. Shkodra, Alpet, krejt ajo zonë është lodhë duke prit “vizionin” që del vetëm në ekran, por jo në jetën reale.
Nga një anë na flasin për hekurudhë Durrës–Prishtinë,një projekt që PO, duhet dhe e duam, sepse lidh kombin dhe sjell zhvillim të vërtetë.
Po nga ana tjetër? Në heshtje… me VKM… po shitet toka, lumi, mali, historia.
E dini si funksionon loja?
Shpallin zonën “strategjike”
Bllokojnë pronat e banorëve
Dhe në fund… hyn “investitori i paracaktuar”
Banori që ka jetu aty 100 vjet?
Kthehet spektator.
Klienti? Bëhet pronar.
Ky nuk është zhvillim. Kjo është grabitje me firmë shteti.
Thethi nuk është resort privat.
Valbona nuk është kompani oborri qeveritar.
Dukagjini nuk është projekt elektoral.
Janë shpirt. Janë histori. Janë tradite. Janë identitet.
Dhe kur prek identitetin nuk je ma tu ba ekonomi, je tu rreziku sigurinë.
Pyetjet janë të thjeshta:
Ku është lista e pronave?
Kush i ka marrë vendimet?
Kush janë përfituesit?
Apo këto mbahen sekret se emrat janë shumë “afër”?
Ne nuk jemi kundër zhvillimit.
Por zhvillim pa banorët, pa transparencë, pa ligj…
nuk është më zhvillim.
Është pushtim.
Edhe kjo histori ka me pas fund.
Se Alpet nuk janë për shitje qeveritare.
Jo sot. Jo nesër. As Kurrë.



