
Një reagim kritik ka ardhur nga Këshilli Drejtues i Diasporës Shkodrane në Luton, i cili ka zgjedhur të mos marrë pjesë në Samiti i Diasporës të organizuar nga qeveria shqiptare. Përmes një deklarate publike, përfaqësuesit e diasporës shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj mënyrës se si trajtohen problematikat e emigrantëve, duke e konsideruar këtë aktivitet më shumë si një nismë formale sesa një hap konkret për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballen shqiptarët jashtë vendit.
Reagimi i plotë:
Drejtuar shqiptarëve të ndershëm
Diaspora shkodrane nuk e shikoj të arsyeshme të merrte pjesë në Samitin e Diasporës të organizuar nga kryeministri i cili është përgjegjës i largimit masiv të shqiptarëve.
Ne i bashkohemi shumë organizatave që mohuan këtë samit turpi dhe nuk e shikojmë diçka me vlerë për diasporen e cila ka nevojë për zgjidhje konkrete se sa këto takime ceremoniale.
Sfidat tona janë ato që një shtet amë duhet të na mbështes ti zgjidhim në vendet ku ne jetojmë, këto nuk janë të pakta duke pa se shumë persona po vuajnë integrimin në shtetet ku jetojnë, shumë persona po shesin çdo pasuri në Shqipëri për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijëve tonë.
Ky Samit i turpit vetëm sa poshtëron më shumë shqiptarët kur shikojmë se një pjesë e jona merr pjesë duke tregu se edhe në diasporë vepron politika ndarëse mes nesh si të majtë apo të djathtë.
Ne do te ishim shumë të lumtur të ishim pjesë të takimeve të tilla ku të vlerësoheshim si kontrubues të shtetin tonë që mjerisht drejtohet nga politikanë të pa përgjegjshëm dhe të korruptuar.
Këshilli drejtues i Diasporës Shkodrane
Luton, Angli me 14 Prill 2026





