Ted Kopliku: Shkodra kërkon drejtim, jo riciklim pushteti…

Shpërndaje

PS ka treguar që nuk e ka problem të vendosë në krye të punëve njerëz me probleme me drejtësinë, as të akuzuar për afera. Kjo madje ndër vite është kthyer kusht për të ngjitur shkallët e karrierës aty.

Ka treguar gjithashtu që të gjithë janë të zëvendësueshëm, të përdorshëm, të hedhshëm, deri në pikën që caktojnë edhe atë që do mbyllë kapkun e kazanit politik ku do tretesh.

Kaq evidente është saqë shpesh ne jemi mjaftuar duke i treguar publikut sa poshtë janë moralisht dhe sa po tallen me ju, duke harruar të ndërtojmë narrativën dhe diktuar ritmin tonë politik.

PD duhet të sfidojë PS duke dhënë modelin e saj, me kapacitetet e jashtëzakonshme që ka. Model ky, si krejt e kundërta e tyre.

Rasti i Shkodrës me dyshen Beci – Karakaçi nuk mund të luftohet vetëm duke i kujtuar SPAK-un lokomotivës që PS na ka përcaktuar, por duke i udhëhequr shkodranët në një drejtim alternativ nga ai i Administratës së Jabanxhive, pa ndjeshmëri për qytetin.

Enea Karakaçi do jetë me shumë mundësi kandidati i PS për Shkodrën, pasi Beci të dënohet. Shkodra duhet t’i kthehet të djathtës, por mbi të gjitha qytetit.

Ted Kopliku

Shpërndaje