Bashki që propagandon sikur punon për komunitetin por me mentalitet larg komunitetit…

Shpërndaje

Bashkia reklamoi faktin që kemi një plan ‘madhështor’ të lëvizshmërisë dhe u miratua në Këshillin e Bashkisë, ndërkohë sot me vendimin për të bllokuar trafikun me fasha orare ky vendim merret në mënyrë arbitrare pa folur me banorët dhe pa negociuar, pa gjetur një zgjidhje të negociushme me banorët dhe bizneset a thua se komuniteti është armiku i qytetit.

Pavarsisht se plani i mobilitetit thotë dhe incentivon trafik të kufizuar përsëri instrumenti dhe mënyra e kufizimit duhet të jetë subjekt i këshillit të bashkisë.

Pra me veprime të tilla kemi mënjanim të komunitetit dhe mënjanim të Këshillit si organ vendimarrës…

Interesante është se si e fillon bashkia zbatimin e planit të levizshmërisë ku një banorë në pedonalen e qytetit ( zonën tek ish-Fototeka Marubi në orare të caktuara mund të parkosh edhe 2sh edhe 3sh si në çdo cep të qytetit) ndërkohë vetëm zona tregtare e Zdrales duhet të privohet nga aksesi. Minimalisht disa rregulla duhet të aplikohen një lloj në qytet ku parkimi 2sh nuk duhej të lejohej.

Po ashtu që të pretendosh të kesh kufizim trafiku në zona duhet të fuqizosh mënyrat e tjera të levizshmërisë (zakonisht transportin publik nga i cili duhet të fillonte dhe zbatimi i planit) por jo një herë bllokojmë njerëzit më pas se me çfarë lëvizin sna bëhet vonë.

Në një kohë që një bashki ka zero përpjekje praktike për të patur një politikë të përmirësuar për parkimin dhe transportin publik nuk mundet ti mohojë njerëzve mundësinë e levizjes me makinë.
Në këtë situatë një bashki e përgjegjshme minimalisht do kishte pajisur banorët dhe bizneset me karta kalimi për automjetet e tyre duke mos i mohuar levizjen banorëve të zonës

Bashkia në këtë rast bën thjeshtë rolin e policit të keq duke ushtruar presion mbi komunitetin por harron që mbahet me taksat e komunitetit.

Imeldi Sokoli anëtar i këshillit bashkiak Shkodër, partia Demokratike.

Shpërndaje