
Shumë shpejt nis puna për një tjetër rikualifikim urban në Shkodër.
Bëhet fjalë për bllokun e pallateve në Rrugën e Tafiliceve, në zonën e Dërgutit një ndërhyrje që synon të ndryshojë realisht përditshmërinë e banorëve, duke i dhënë kësaj zone më shumë rend, funksionalitet dhe estetikë.
Do të investohet në hapësirat publike, në aksesin, gjelbërimin dhe ambientet e përbashkëta, për ta kthyer këtë bllok pallatesh në një hapësirë më të jetueshme, më dinjitoze dhe më miqësore për komunitetin.
Shkodra nuk po ndryshon me fjalë, por me punë konkrete , lagje pas lagjeje, hapësirë pas hapësire.
Shkruan kryebashkiaku Benet Beci në rrjetin social Facebook.










