
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se bashkë me ekipin e Bashkisë ka qenë sot në terren në disa zona të qytetit ku janë evidentuar problematika që kërkojnë më shumë rregull dhe sistemim, veçanërisht në hapësirat pranë institucioneve arsimore. Ai theksoi se nga dita e nesërme do të nisë zbatimi i një plani konkret masash për përmirësimin e situatës dhe garantimin e sigurisë për nxënësit dhe stafin mësimdhënës.
Postimi i kryebashkiakut Beci:
Së bashku me ekipin e Bashkisë Shkodër, sot ishim në terren në disa pika të qytetit ku ka nevojë për më shumë rregull dhe sistemim.
Veçanërisht pranë shkollave, rregulli është i domosdoshëm për të garantuar siguri dhe kushte të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit.
Që nesër, një plan i qartë masash do të vihet në zbatim, me qëllim përmirësimin e situatës dhe krijimin e një mjedisi të sigurt rreth institucioneve arsimore.
⛔ Nuk mund të tolerohet parkimi apo qëndrimi i mjeteve për orë të tëra pranë ambienteve arsimore të Shkodrës.
Janë probleme të mbartura ndër vite, por është detyra jonë e përbashkët institucione dhe qytetarë, që me përgjegjësi dhe bashkëpunim t’i zgjidhim.








