
Sipas Ted Koplikut, drejtues i departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Shkodra nuk ka nevojë për propagandë dhe fasada, por për qeverisje me ndershmëri dhe përgjegjësi. Kur një qytet me kaq histori dhe potencial drejtohet mes akuzash, improvizimesh dhe stafi të importuar, pyetja është e thjeshtë: kush po përfiton dhe kush po e paguan koston? Kjo nuk është çështje partie, por e së drejtës së qytetarëve për një qytet të drejtuar me profesionalizëm dhe respekt.
Postimi i plotë:
A është normale që qytetin tonë e drejton një i pandehur (nën akuzë për vjedhje), me një staf që vjen nga Tirana apo edhe nga më larg, sikur qyteti jonë nuk ka profesionistë. Rrogat e tyre nuk justifikojnë vajtje-ardhjet e tyre çdo ditë për të punuar në Bashkinë Shkodër, veç nëse kanë ardhur për të vjedhur si shefi i tyre.
Si shpjegohet që qyteti jonë i është dorëzuar hajdutëve dhe jabanxhive deri nga Saranda? Si ka mundësi që përveçse prej 10 vitesh që na u penguan fondet (se e kishte PD pushtetin lokal) edhe sot që ja dorëzuam Benetit pozitiv, qyteti është kthyer gjoja kantier ndërtimi, por që nuk mbyllet kurrë? Edhe kur mbyllet, shkatërrohen si Pedonalja e Shirokës apo ajo e Zdrales, gjithë gabime teknike e cilësi të dobët.
Përveç koncerteve tallava që paguhen nga xhepat e shkodranëve, çfarë ka ndryshuar në jetën e qytetit në 3/4 e mandatit të Becit me xhaketën portokalle, përtej të majtës dhe të djathës?
A e ka kuptuar qyteti mashtrimin apo propaganda e dronëve ju ka bindur që Shkodra është transformuar dhe është bërë pozitive siç u premtua si kusht dorëzimi?




