Trump fton presidentin turk Erdogan t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën si anëtar themelues…

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një ftesë zyrtare presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për t’iu bashkuar Bordit të Paqes për Gazën, një strukturë e re e krijuar për të mbështetur procesin e stabilizimit në enklavën palestineze.

Lajmi u bë publik nga drejtori i Komunikimeve i Presidencës turke, Burahanettin Duran, i cili njoftoi se letra e ftesës është dërguar më 16 janar, në kuadër të rolit të Trump si kryetar themelues i këtij bordi.

Sipas Duranit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar Rezolutën 2803, me të cilën mbështetet Plani Gjithëpërfshirës për përfundimin e konfliktit në Gaza, i shpallur nga Trump dhe që hapi rrugën për armëpushimin.

Në këtë kontekst, po ndërtohen Bordi i Paqes dhe mekanizmat e tij shoqërues, me synimin për të garantuar sigurinë dhe për të koordinuar procesin e rindërtimit të Gazës pas luftës.

Shpërndaje