
Në Shkodër është zyrtarizuar ndryshimi në krye të Shërbimit Social. Daniela Jakoja, e cila kishte vetëm disa muaj që drejtonte institucionin, është larguar nga detyra. Në vend të saj është emëruar Alma Mehmetaj, aktualisht anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër dhe pjesë e strukturave të Partisë Socialiste.
Ndryshimi pritet të prezantohet zyrtarisht sot, ndërsa ende nuk ka një sqarim publik mbi arsyet e lëvizjes së shpejtë në drejtim.
Gjatë prezantimit pritet të bëhen të ditura prioritetet e saj dhe drejtimi që institucioni do të marrë në vijim, sidomos në një kohë kur qytetarët kërkojnë më shumë efikasitet dhe transparencë nga Shërbimi Social./RealitetiPost




