Imeldi Sokoli: Bashkia Shkodër s’mund të lajë duart nga leja për “Rozafa Tower”…

Shpërndaje

Këshilltari demokrat Imeldi Sokoli ka reaguar pas debatit të zhvilluar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku përfaqësues të Bashkisë Shkodër deklaruan se leja për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower” është dhënë nga institucionet qendrore në Tiranë. Në një reagim publik, Sokoli sqaron se Bashkia Shkodër nuk mund të shmangë përgjegjësinë, pasi ajo vetë ka dhënë konfirmimin për ndërtimin si pjesë e procedurës për marrjen e mendimit nga institucionet përkatëse.

Postimi i plotë i Sokolit:

Me që Bashkia Shkodër thotë që është jashtë procesit të miratimit të lejes për Kullën “Rozafa Tower”

Po i rikujtoj institucionit të bashkisë që ajo ka dhënë konfirmimin për ndërtimin e kullës si pjesë e marrjes së mendimit nga institucionet e linjës, prandaj leja e ndërtimit është dhënë. Kjo është procedurë standarde që përdor Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujrave për marrjen e mendimit nga institucionet e linjës.

Një rast i tillë i ngjashëm ka ndodhur në bashkinë Shkodër në vitin 2021 ku Bashkia Shkodër dha mendimin kundër dhënies se lejes së ndërtimit të një resorti në zonën e Velipojës dhe ne këtë menyrë leja e ndërtimit nuk u dha kurrë.

E po ndodh që ‘bashkia’ smundet me ba ma rolin e “bashkisë” por të zyrës me nji ndalesë të habereve të ‘qendrës’, kshu asht kur ske ‘shpatlla”…

Më poshtë një seksion i përgjigjes së institucionit të Bashkisë Shkodër në vitin 2021 drejtuar AZHT. 🙃

Shpërndaje