Benet Beci nis analizën e strukturave të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër…

Shpërndaje

Kryebashkiaku i Shkodrës, njëkohësisht drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun, Benet Beci, ka nisur procesin e analizës së strukturave socialiste në të gjithë territorin. Në një postim në rrjete sociale, ai bëri të ditur se takimi i parë është zhvilluar me ZAZ 3, duke e cilësuar këtë si hapin fillestar të një procesi që synon “evidentimin e rezultateve të arritura në zgjedhjet e 11 majit dhe forcimin e organizimit në çdo njësi”.

Sipas Becit, ky proces do të shtrihet në të gjitha organizatat socialiste të qarkut, me qëllim “rienergjizimin e plotë të strukturave për sfidat e ardhshme”.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve të Partisë Socialiste për të bërë një vlerësim të brendshëm pas zgjedhjeve vendore, ndërkohë që po përgatitet për fazat e ardhshme politike dhe zgjedhore.

Shpërndaje