Rama me batutë për Benet Becin: “Kur e nisëm ‘Paketën e Maleve’ s’kishe mjekër, tani e ke si timen, por harta s’ka ardhur ende”…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përshpejtimin e procesit për përfundimin e “Paketës së Maleve”, duke theksuar se disa bashki ende nuk kanë dorëzuar hartat përkatëse.

Në një takim me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se megjithëse kjo nismë është nisur prej kohësh, ritmi i punës nuk është aspak i kënaqshëm. Ai theksoi se vonesat nuk lidhen me përkatësinë politike, por me mungesën e efikasitetit në terren.

Kryeministri përmendi edhe disa bashki të djathta që nuk kanë përmbushur detyrimet, ndërsa nuk kurseu ironinë ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. “Këtë nismë e kemi nisur që kur ti, Benet, nuk kishe mjekër. Tani që të është bërë si e imja, harta prapë nuk ka ardhur”, tha Rama me humor.

Ai shtoi se edhe bashki si Memaliaj dhe Fushë Arrëzi nuk kanë dorëzuar materialet, duke theksuar se “kur shqiptarët flenë gjumë, flenë njësoj, si majtas ashtu edhe djathtas”. Rama kërkoi që brenda muajit tetor të dorëzohen të gjitha hartat e mbetura.

Shpërndaje