Qeveria godet makinat elektrike, Kliti Hoti: Në vend që të ndihmojë qytetarët, mbron oligarkët…

Shpërndaje

Qeveria ka vendosur të rrisë çmimin e energjisë për karikimin e makinave elektrike, duke treguar edhe një herë se është pengesë për njerëzit dhe jo në krah të tyre.

Në një vend ku nafta kushton më shumë se kudo në Europë në raport me të ardhurat, shumë qytetarë panë makinat elektrike si një alternativë më të lirë dhe më të pastër. Kjo është një nismë qytetare që ndihmon edhe në uljen e ndotjes.
Por në vend që ta nxisë dhe ta lehtësojë këtë ndryshim pozitiv, qeveria zgjedh të bëjë të kundërtën.

Kujt i shërben ky vendim?
Askush tjetër nuk përfiton.
Qeveria edhe një herë, u rreshtua kundër qytetarëve dhe në mbrojtje të oligarkëve.

Koha ka ardhur që njerëzit t’i heqin spinën kësaj qeverie, të çlirohen dhe të mbrojnë interesat e tyre.

Kliti Hoti, deputet i Partisë Demokratike Qarku Shkodër.

Shpërndaje