
Qeveria ka vendosur që një sërë shërbimesh të ofruara në portalin “e-Albania” do të jenë tashmë me pagesë. Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe do të hyjë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Tarifat do të zbatohen kryesisht për biznese, por edhe qytetarët do të paguajnë për disa shërbime specifike. Kostoja për qytetarët për dokumentet me nënshkrim elektronik do të jetë 2 000 lekë në vit.
Shërbimet që përfshihen janë:
Nënshkrimi elektronik: 4 800 lekë në vit për bizneset.
Vula elektronike: 20 lekë për çdo transaksion.
Çertifikata elektronike për fiskalizimin: 4 000 lekë në vit.
Transaksione në platformën qeveritare GG: 15 lekë për çdo përdorim.
Pagesat do të kryhen elektronikisht në vetë portalin, në momentin që merret shërbimi ose çdo muaj, në varësi të llojit të transaksionit. Të gjitha të ardhurat nga këto tarifa do të kalojnë në buxhetin e shtetit.




