
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka prezantuar drejtimin e ri të Partisë Socialiste në Shkodër, duke theksuar rëndësinë e këtij ndryshimi për forcimin e strukturave lokale dhe vazhdimin e rezultateve pozitive në qytet dhe në gjithë qarkun. Në një atmosferë entuziaste, u prezantuan bashkëkryetarët e rinj, Kejsi Spahija dhe Marjan Ndërshtiqaj, si pjesë e procesit të riorganizimit dhe freskimit të PS Shkodër.
Postimi i kryebashkiakut Beci:
Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi, prezantuam Kejsi Spahija dhe Marjan Ndërshtiqaj si bashkëkryetarët e rinj të PS Shkodër.
Me energji dhe frymë pozitive, ata do t’i japin një hov të ri të gjitha strukturave, për një Shkodër Europiane.
Ky është hapi i parë i riorganizimit dhe rienergjizimit të të gjitha strukturave, me synim vijimin e rezultateve pozitive për Shkodrën dhe për të gjithë Qarkun.




