
Edmond Ndou, Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, inspektoi nga afër punimet që po realizohen në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër për përmirësimin e kushteve në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor, duke theksuar se kujdesi dhe mbështetja për fëmijët mbeten gjithmonë prioritet kryesor.
Postimi i Edmond Ndout:
Inspektova punimet që kemi nisur si Këshill Qarku, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, për mirëmbajtjen e klasave në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor. Së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Shërbimit Social, znj. Edita Shoshi, dhe Drejtoreshën e institucionit, znj. Vinifreda Gazulli, diskutuam mbi ecurinë e ndërhyrjes, por edhe mbi nevojat e mëtejshme që ky institucion ka për t’u përmirësuar në të ardhmen. Vëmendja dhe mbështetja për këta fëmijë do të jetë gjithmonë maksimale nga ana jonë, sepse ata meritojnë kushte sa më të mira për t’u rritur e zhvilluar.












