
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka marrë vendimin e parë që pas emërimit në detyrë, duke larguar nga posti zëvendësministrin Andi Mahila.
Sipas burimeve, shkak për këtë veprim është bërë një foto e realizuar nga një qytetar, ku Mahila shfaqet duke pirë cigare brenda zyrës së tij. Pasi pamjet mbërritën tek ministrja, ajo vendosi menjëherë shkarkimin.
Mahila ishte emëruar në detyrën e zv.ministrit të Brendshëm në janar 2021. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për vendimin, ndërsa nuk është përcaktuar kush do ta zëvendësojë atë në këtë funksion.





