Emrat për qeverinë “Rama 4” Asambleja e PS mblidhet në 11 shtator, pritet shpallja e kabinetit të ri qeveritar…

Shpërndaje

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbajë punimet e saj më 11 shtator, ku pritet edhe prezantimi i kabinetit të ri qeveritar “Rama 4”.

Mbështetur në nenin 37 të statutit të partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ka njoftuar mbajtjen e Asamblesë Kombëtare, ku pas miratimit të rendit të ditës, pritet që fjalën ta marrë Kryeministri Edi Rama.

Parashikohet që fjala e kryesocialistit të jetë e drejtpërdrejtë, ku do të komunikojë edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar në mandatin e katërt, me të cilin synon të ulë Shqipërinë si anëtare në Bashkimin Evropian.

Asambleja pritet të prodhojë jo vetëm emra të rinj në kabinetin qeveritar, por gjithashtu edhe në strukturat drejtuese të partisë.

Më herët, kreu i PS-së kishte lajmëruar se nuk duhet të ketë mbivendosje funksionesh shtetërore dhe partiake.

Shpërndaje