
Pëllumb Pelinçi ka ndarë me ndjekësit e tij një rrëfim dramatik, ku tregon për një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore, të cilën e përshkruan si “Top Secret Emergency”. Në stilin e tij ironik dhe provokues, ai përshkruan udhëtimin nga dobësia fizike deri te një trajtim emergjent nën kujdesin amerikan.
Postimi i Pellumb Pelinçit:
Sot, në këtë të Martë të vrenjtur, ndodhem në një gjendje Top Secret Emergency. Prej kohësh, në mënyrë të ngadalshme e konstante, trupi im u dobësua. Unë jam njeri energjik që i vogël dhe nuk e kuptoja këtë dobësi.
Nën kujdesin e Administratës Trump, udhëtova drejt bazës amerikane Grafenwöhr në Gjermani dhe aty, pasi më detyruan t’i nënshtrohesha testeve të ndryshme mjekësore, u zbulua prania e një lënde helmuese të ngjashme me Poloniumin.
Në mënyrë të rrufeshme, me helikopterin mjekësor Black Hawk, u transferova në një qendër emergjence ku po më aplikojnë një terapi dezintoksikuese intensive.
Zoti besoj do të jetë me mua, por unë i lutem të jetë me ju! 🙏
…Më falni, qenka e Enjte! Koha kalon…




