Nga sot ndalohet tregtimi i bulmetit dhe mishit pa faturë tatimore…

Shpërndaje

Prej ditës së sotme, në Shqipëri hyn në fuqi një aksion i gjerë nga qeveria dhe institucionet përkatëse për të ndaluar tregtimin e produkteve ushqimore pa dokumentacion tatimor. 

Produktet e bulmetit dhe mishit me origjinë të pasigurt dhe pa kupon tatimor nuk do të lejohen më të shiten në tregje apo dyqane.

Aksioni, i njoftuar zyrtarisht nga Kryeministri Edi Rama, parashikon se çdo produkt i tillë do të sekuestrohet menjëherë, ndërsa subjektet që shkelin rregullat do të gjobiten rëndë.

Nga e hëna, çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, sidomos në kushtet e temperaturave të larta.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, kanë paralajmëruar se aksioni do të zbatohet me rigorozitet që nga kjo e hënë. Inspektimet do të jenë intensive dhe do të përfshijnë edhe angazhimin personal të ministrave në terren, në tregje dhe pikat e shumicës.

Shpërndaje