Erdogan nga Samiti në Shqipëri: Është koha që armët të heshtin dhe të vendoset paqja në Ukrainë…

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar nga samiti i Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Shqipëri se është momenti që të heshtin armët dhe të vendoset paqja në Ukrainë.

“Turqia luan një rol të rëndësishëm në Europë në proceset e transformimit të energjisë. Hapat që kemi marrë ofrojnë mundësi jo vetëm për Turqinë por gjithë rajonit. E gjendur në zemër të korridoreve të transportuesit shumëpalësh jep kontribut në furnizimin e Europës. Jemi në moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë.

Për shkak të ndjeshmërisë së procesit inkurajimi i palëve pa imponim është shumë i rëndësishëm”, tha Erdogan.

Shpërndaje