
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër, Shkëlqim Sterkaj, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë. Me 8,351 vota preferenciale, ai e konsideron këtë rezultat një nder dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar se çdo votë për të është një mesazh besimi dhe shprese për një të ardhme më të mirë.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
Nga zemra, dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që më dhatë besimin tuaj!
8,351 vota janë një përgjegjësi e madhe dhe një nder i veçantë për mua.
Çdo votë është mesazh besimi, shprese dhe dëshire për një të ardhme më të mirë.
Falënderimi im shkon për çdo qytetar që më dha mbështetjen e tij, për ekipin tim që punoi pa u lodhur, dhe për të gjithë ata që besuan në vizionin tonë.
Me të njëjtin përkushtim e durim presim votën e diasporës, gjysmës sonë e cila ka treguar angazhim absolut në qytetarinë e tyre për të votuar.
Ky është vetëm fillimi. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, ndershmëri dhe dashuri për vendin tonë.
Mirënjohës
Shkelqim Sterkaj





