
Në prag të përmbylljes së një rrugëtimi plot emocione dhe përkushtim, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ndan me ndjekësit reflektimin e tij të fundit përpara ditës së votimit. Pas mijëra takimeve e bisedave të ndjera me qytetarët, ai përshëndet për herë të fundit nga stenda elektorale, me bindjen se ndryshimi vjen përmes votës dhe besimit më 11 maj.
Postimi i kandidatit Hoti:
Gati për të mbyllur një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Kam takuar mijëra njerëz, kam dëgjuar halle, kam ndarë ide dhe kam marrë shumë më tepër nga sa kam dhënë.
Sot u ndala edhe një herë te stenda. Jo për fjalime, por për një përshëndetje të fundit para se të flasë kutia e votimit.
Shihemi pasdite në orën 19:00 në Tiranë, për takimin përmbyllës. Të dielën, me votë dhe me besim, e bëjmë ndryshimin realitet. ✌🏻





