Kliti Hoti: “Me Banorët e Rajonit nr. 2 – Koha e Ndryshimit për Shkodrën”…

Shpërndaje

Kliti Hoti, kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Shkodër, vazhdon takimet me qytetarët me bindjen se ndryshimi është i pashmangshëm. Me një energji të re dhe besim të palëkundur te forca e njerëzve, ai përcjell mesazhin e shpresës dhe vendosmërisë për një Shkodër më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarit.

Postimi i kandidatit Hoti:

Mbrëmë me Rajonin nr. 2 u ndje qartë: Shkodra është gati për ndryshim.

Në çdo sy qytetari lexohej një mesazh i vetëm: mjaft më! Mjaft me varfëri, me padrejtësi, me largime. Është koha të ngrihemi dhe të marrim fatin në dorë.

Partia Demokratike po shkon drejt fitores. Tani është radha jonë të flasim me votë. Më 11 maj, votojmë për një Shkodër Madhështore dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë!

Shpërndaje