
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, vijon takimet me qytetarët e Shkodrës, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre. Në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, ai u prit me ngrohtësi nga banorë dhe sipërmarrës, të cilëve u prezantoi vizionin e tij për një Shkodër më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë.
Postimi i kandidatit Hoti:
Ishim sot me banorët dhe sipërmarrësit e rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”.
Na pritën me fjalë të ngrohta dhe shqetësime të drejta, që marrin përgjigje në programin tonë: më pak taksa për biznesin e vogël, më shumë investime në infrastrukturë, siguri dhe zhvillim për çdo lagje të Shkodrës.
Kjo është PD që punon për njerëzit. Kjo është Shkodra që do ndryshim. ✌🏻





