Shkelqim Sterkaj: Rruga e Re për fshatin Dobër – Premtimi që po bëhet Realitet…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkëlqim Stërka, në një takim me banorët e fshatrave Dobër, Palvar dhe Bogiq, ai solli një lajm të shumëpritur: miratimi i fondit për ndërtimin e rrugës së fshatit Dobër. Ky projekt, pjesë e premtimeve të tij për lidhje më të mira dhe zhvillim të qëndrueshëm, do të lehtësojë ndjeshëm jetën e përditshme të banorëve dhe do të hapë mundësi të reja për bujqësinë, turizmin dhe lëvizjen e lirë në të gjithë zonën.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Lajm i mirë për banorët,
Së shpejti nis ndërtimi i rrugës së fshatit Dobër.

Patëm kënaqësi të zhvillonim një takim me banorët e fshatrave Dobër, Palvar dhe Bogiq. Diskutuam për shqetësimet e përditshme, për sfidat që përballen dhe për dëshirën e tyre të madhe për zhvillim dhe lidhje më të mirë me pjesën tjetër të zonës.

Lajmi i mirë që sollëm sot është miratimi i fondit për nisjen e punimeve në ndërtimin e rrugës së fshatit Dobër – një projekt i shumëpritur, që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin, do të sjellë më shumë mundësi për bujqësinë, turizmin dhe lëvizjen e lirë të banorëve, dhe mbi të gjitha do të japë dinjitetin që meriton kjo zonë.

Ky është vetëm një hap i parë. Angazhimi ynë është i qartë: Malësia e Madhe nuk mund të mbetet mbrapa. Bashkë me komunitetin, do të punojmë për të hapur rrugë të reja – në kuptimin më të plotë të fjalës.

Shpërndaje