
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, dr. Kliti Hoti, ka ndarë një mesazh të fortë për përmirësimin e sistemit shëndetësor, pas një takimi frymëzues me mjekët e Shkodrës – profesionistë që punojnë në kushte të vështira por me përkushtim të palëkundur.
Postimi i kandidatit Hoti:
Dje pata kënaqësinë të takoj kolegët e mi, mjekët e Shkodrës – profesionistë të përkushtuar që çdo ditë përballen me sfidat e një sistemi të mbingarkuar dhe të nënfinancuar.
Si mjek dhe si kandidat i Partisë Demokratike, ndava me ta angazhimin tonë për një reformë të thellë dhe të ndershme në shëndetësi:
✅ Dyfishim i buxhetit për shëndetësinë – sepse asnjë sistem serioz nuk mund të mbijetojë pa financim të denjë dhe infrastrukturë bazë.
✅ Krijimi i një modeli të ri sigurimesh shëndetësore – që ofron më shumë zgjedhje, më shumë konkurrencë dhe më shumë drejtësi për pacientin.
✅ Zgjerim i listës së barnave të rimbursuara dhe garantim i cilësisë së tyre – për t’i dhënë fund ferrit të barnave të skaduara dhe çmimeve të papërballueshme.
Shëndetësia duhet të jetë e sigurt, cilësore dhe e barabartë për të gjithë.





