Sterkaj nga Aliaj, Jaran e Gradec: Me punë të ndershme, Malësia e Madhe do zhvillohet…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Shkëlqim Sterkaj, ka zhvilluar takime me banorët e Aliajve, Jaranit, Gradecit dhe Premalit, ku u prit me mbështetje dhe krenari nga komuniteti vendas. Ai theksoi se Malësia e Madhe meriton më shumë zhvillim dhe investim, duke premtuar angazhim dhe punë të ndershme për ta kthyer këtë zonë në një model suksesi.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Banorë që flasin me krenari për historinë, burrninë dhe shpirtin punës.

Në Aliaj,Jaran, Gradec dhe Premal aty ku me 11 maj Partia Socialiste🌹 do të triumfojë, sikurse në gjithë qarkun Shkodër!

Ky takim forcon edhe më shumë bindjen tonë se Malësia e Madhe meriton më shumë. Si kandidat për deputet premtoj angazhim, përkushtim dhe punë të ndershme. Bashkë me ju, do ta bëjmë më të zhvilluar dhe atraktive zonën tonë!

Shpërndaje