Kliti Hoti nga Zogaj: Peshkatarët po braktisen nga politika, jo nga natyra…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka ndarë shqetësimin për gjendjen alarmante të peshkatarëve në Zogaj, të cilët përballen çdo ditë me mungesë mbështetjeje dhe politika të pafavorshme që rrezikojnë t’i largojnë përfundimisht nga liqeni. Ai thekson se Shqipëria Madhështore nis nga mbështetja për njerëzit e punës dhe qëndresës, si ata të Shkodrës së vërtetë.

Postimi i kandidatit Hoti:

Dita nisi herët në Zogaj, mes peshkatarëve që ende nuk e kanë braktisur liqenin, megjithë vështirësitë.

Shumica prej tyre kanë mbi 30 vite përvojë, por sot janë vetëm.
Të rinjtë janë larguar.

Sot, gjithçka është më e vështirë: mungojnë lejet, mungon mbështetja, rregullat ndryshojnë pa paralajmërim.
Peshkimi rrezikon të shuhet, jo nga natyra, por nga politika që i ka harruar këta njerëz.

Ne jemi këtu për t’i dëgjuar dhe për t’i mbështetur.

Shqipëria Madhështore nis nga Shkodra, dhe Shkodra e vërtetë është ajo që punon dhe nuk dorëzohet.

Shpërndaje