
Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, zhvilloi një mëngjes të ngrohtë e plot bashkëbisedim me banorët e Trushit. Mes kafes së mëngjesit dhe atmosferës miqësore, u trajtuan shqetësimet konkrete të përditshmërisë dhe u diskutuan zgjidhje reale për një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Postimi i kandidatit Spahia:
Kafja e mëngjesit me banorët e Trushit. Diskutuam për sfidat e përditshme, shqetësimet e komunitetit dhe rrugët për një të ardhme më të mirë. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin! ✌️





