Bardh Spahia mesazh ngushëllimi për legjenden e portës shkodrane, Paulin Ndoja…

Shpërndaje

Bardh Spahia, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, ka ndarë një mesazh ngushëllimi dhe mirënjohjeje për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shkodran, Paulin Ndoja. Përmes një postimi të ndjerë, ai nderon figurën e ndritshme të portierit që i kushtoi jetën Vllaznisë dhe sportit shqiptar.

Postimi i kandidatit Spahia:

Shkodra humbi një nga figurat e ndritura të futbollit, legjendën e portës Paulin Ndoja. Një emër që nuk do të harrohet asnjëherë nga historia e Vllaznisë dhe e sportit tonë kombëtar. Vllaznia ishte jeta e tij, dhe ai ia fali asaj gjithçka, zemrën, talentin dhe përkushtimin e palëkundur. Trashëgimia e Paulin Ndojës do të jetojë përmes çdo brezi që do të mbrojë ngjyrat kuqeblu. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. Faleminderit për gjithçka, Paulin Ndoja! Pushofsh në paqe!

Shpërndaje