Bardh Spahia: 11 prilli, nisja e rrugës drejt Shqipërisë Madhështore…

Shpërndaje

Më 11 prill, Bardh Spahia, kandidat për deputet i Partisë Demokratike, mori pjesë në një nga momentet më domethënëse të kësaj fushate – hapjen madhështore në Sheshin “Skënderbej”, ku mijëra shqiptarë nga çdo cep i vendit u bashkuan me një zë të vetëm për ndryshim. Mes entuziazmit dhe energjisë së jashtëzakonshme, ai përcolli mesazhin se kjo nuk është një fushatë premtimesh, por një angazhim i qartë për veprim dhe vizion për Shqipërinë Madhështore.

Postimi i kandidatit Spahia:

FotoAlbumi 📷 i një nate madhështore për Shqipërinë Madhështore. Shqiptarët nga veriu në jug, fizikisht dhe me zemër ishin në Sheshin “Skenderbej”, në hapjen e fushatës tonë: Jo më premtime boshe, por veprim dhe vizion. PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore janë gati për të kthyer shpresën në realitet. Më 11 Maj, zgjedhim Shqipërinë Madhështore!

#voto1#partiademokratike#aleancapershqiperinemadheshtore#votobardhspahia

Shpërndaje