Kliti Hoti: “Një familje, një qëllim – ndryshimi fillon nga Shkodra”…

Shpërndaje

Në një moment vendimtar për të ardhmen e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, përcjell një mesazh të fuqishëm uniteti, përkushtimi dhe shprese. Me krenarinë e një bije të Shkodrës dhe vizionin e qartë për ndryshim, ai fton qytetarët të bëhen pjesë e një lëvizjeje që synon t’i rikthejë vendit dinjitetin dhe drejtësinë e munguar.

Postimi i kandidatit Hoti:

Si bir i Shkodrës, ndjej privilegj dhe detyrim të jem pjesë e këtij ekipi. Sot jemi mbledhur për Benin dhe Liljanin, të cilët janë emra model të qëndrestarëve, por në të vërtetë të gjithë ne jemi faktorë kyç, dhe duhet të punojmë si një familje – me një qëllim të vetëm: ndryshimin e këtij sistemi.Ndryshim që padiskutim i prin lideri ynë Sali Berisha i cili bëri atë që asnjë lider tjetër politik nuk do të kishte guximin të bënte. Por fitorja mund të vijë vetëm si ekip, dhe ne jemi një ekip që plotësojmë njëri-tjetrin.Misioni ynë është t’i kthejmë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë dinjitetin që meriton.Kam bindjen se ky ndryshim i madh do të fillojë pikërisht nga Shkodra me 11 maj! ✌🇦🇱

#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #Voto1

Shpërndaje