
Të nderuar banorë të qarkut Shkodër, të dashur malësorët e mi!
Me kënaqësi, dua të ndaj me ju ndjesinë e veçantë të përfshirjes time në listën e kandidatëve për deputet të qarkut Shkodër për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025.
Shumë falenderues për besimin dhe vlerësimin e dhënë nga kryetari i partisë z. Edi Rama. Ndjehem i vlerësuar të përfaqësoj vendin e lindjes, malësorët e mi dhe qarkun e mrekullueshëm të Shkodrës.
Miq, kërkoj mbështetjen tuaj në këtë përgjegjësi dhe jam besimplotë që bashkë do ja dalim. Për mua është nder t’i shërbej me përulësi çdo banori të qarkut Shkodër, pa asnjë dallim.
Duke ju falenderuar pa masë për urimet që më keni derguar, besoj në mbështetjen tuaj dhe sëbashku do ja dalim!
Shumë falenderues, juaji Shkelqim Sterkaj
#shqipëria2030