
Të dashur miq, qytetarë dhe bashkëpunëtorë të qarkut të Shkodrës,
Shpallja e kandidaturave të PS për zgjedhjet e 11 majit shënoi një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e qytetarëve në vend.
Së pari, urime dhe shumë suksese të gjithë kandidatëve të përzgjedhur në këtë rrugëtim të rëndësishëm!
Një falenderim zemre për çdo mik, bashkëpunëtor e qytetar, socialist dhe jo vetëm, për mesazhet dhe mbështetjen dhe e përzemërta që kam marrë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të dish që njerëzit të kanë menduar mes përfaqësuesve të mundshëm. Ndonëse nuk jam pjesë e listës, angazhimi dhe përkushtimi për qytetin dhe qarkun tonë mbetet i rëndësishëm.
Besoj se politika nuk është thjesht një mandat, por mbi të gjitha një përgjegjësi dhe një angazhim i përditshëm për t’ju dëgjuar dhe për t’ju përfaqësuar me ndershmëri e përkushtim.
Mbështetja dhe besimi juaj janë forca që më motivojnë çdo ditë.
Suksese të gjithëve për fitoren e 11 majit!
Me respekt dhe mirënjohje,
Majlo