Benet Beci: Lista e re e PS Shkodër – Energji e re për zhvillimin e qarkut…

Shpërndaje

“Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës është tashmë publike.

Me shumë prurje të reja jo vetëm në angazhimin politik, por edhe në moshë e energji, jemi përpjekur që ekipi ynë të jetë i përbërë nga individë që kanë zgjedhur vendin e tyre për të ndërtuar punën, familjen e karrierën dhe që tashmë do të punojnë fort për më të mirën e vendlindjes.

Qarku ynë ka larmi gjeografike, historike, kulturore e bindjesh, ndaj edhe kjo listë synon pikërisht këtë. Gjithkush mundet të gjejë aty të ngjashmin e t’i japë asaj/atij zë për ta bërë Shkodrën më të mirë, ashtu siç e meriton”, shkruan Kryebashkiaku Beci.

Shpërndaje