Muhamed Beshiri do të jetë kryeministri i ardhshëm i Sirisë…

Shpërndaje

Mbledhja me dyer të mbyllura për përcaktimin e kalimit të pushtetit në duart e opozitës ka përzgjedhur inxh. Muhamed Beshirin për kryeministër të ardhshëm të vendit. Vendimi erdhi pas mbledhjes së zhvilluar mes komandantit të operacioneve ushtarake Ahmed Sherait, Muhamed Beshirit dhe ish-kryeministrit në regjimin e rrëzuar Muhamed Xhelalit, për një kalim të qetë të pushtetit dhe për të shmangur trazirat e panevojshme.

Inxh. Muhamed Beshiri ka kryesur Qeverinë e Shpëtimit që ka drejtuar zonat e sunduara nga opozita gjatë viteve të fundit. Ai është bir i qytetit të Idlibit. Ka lindur në vitin 1983 dhe është diplomuar në Universitetin e Halebit (2007) për inxhineri elektrike dhe elektronike dhe gjithashtu në Universitetin e Idlibit (2021) në degën e sheriatit dhe të jurispundencës. Ka mbajtur postin e ministrit në Ministrinë e Zhvillimit dhe Çështjeve Humane (2022) dhe më pas ka kryesuar Qeverinë e Shpëtimit në Idlib.

Shpërndaje